Monday, February 23, 2009

Artistët kanë projektuar një muzeun të nënujshëm në Aleksandri

Artistët kanë projektuar një muzeun të nënujshëm në Aleksandri


Egjipti ka planifikuar ndërtimin e një pallati nën det, dhe pikërisht Pallatin e Kleopatrës në Aleksandri. Aleksandria e lashtë është një ndër qendrat më të mëdha të civilizimit në botë.

Gërmimet arkeologjike në portin lindor nisën në vitin 1994, pas disa vjetësh janë gjetur materiale të ndryshme të vjetra dhe 26 gurë të mëdhenj graniti që peshojnë nga 56 ton secili.


Copëzat e Pallatit Mbretëror të Kleopatrës gjenden nën ujë pas tërmetit të madh që ra në shek. V dhe shkatërroi gjithë ishullin ku ngrihej Pallati madhështor.


Projektet ambicioze flasin për ndërtimin e kësaj vepre nën ujë. Dizenjuesi, arkitekti francez Jacques Rogerie e ka paraqitur projektin e tij për rindërtimin e Pallatit të Kleopatrës por i është kthyer mbrapsht nga UNECSO.


Por projektuesit janë duke rendur për 'thyer gardhin' ata rendin për të realizuar idenë e ngritjes së muzeut nënujor që mund të kushtojë 98 milion euro.


Ky projekt mbështetet edhe nga qeveria e Egjiptit madje kjo e fundit ka kërkuar donacione nga kompani të huaja. Sipas saj investimi madhështor do të nisë në 2010.

marre nga: http://www.shekulli.com.al

Tuesday, February 10, 2009

kontroll teknik

kontrollojme funksionimin...